



Sipas prokurorisë, çifti i dyshuar e ka vendosur viktimën në fund të vitit 2023 në një hapësirë me kushte krejtësisht çnjerëzore për jetesë, ku nën mbikëqyrje të vazhdueshme e detyronin të kryente punë të ndryshme fizike për përfitim financiar personal.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, burri nuk ka marrë asnjë pagesë, ndërsa të dyshuarit, sipas hetimeve, i kanë marrë edhe dokumentet personale, duke ushtruar kontroll të plotë mbi të. Po ashtu, ata kanë lidhur kontrata fiktive për të mundësuar disponimin e pasurisë së tij, raporton Index.hr.
Përveç veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore, burri 31-vjeçar akuzohet edhe për posedim të paligjshëm të një sasie të madhe armësh dhe municionesh të gjetura në shtëpinë e tij.
Pas marrjes në pyetje, Prokuroria Themelore e Shtetit i ka paraqitur gjyqtarit të hetimeve të Gjykatës së Qarkut në Rijekë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dy të dyshuarit, me arsyetimin se ekziston rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët dhe i përsëritjes së veprës penale.