Tmerr në Gjermani: Të shtëna në qytetin Stade, të paktën pesë të vdekur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një sulm me armë zjarri që ndodhi sot në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ndërsa i dyshuari është arrestuar, njoftoi policia gjermane.

Sipas informacioneve të para, motivi i sulmit për momentin nuk dihet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Policia më herët konfirmoi se po zhvillohet një operacion i gjerë sigurie, pasi u raportua se janë shkrepur disa të shtëna. Autoritetet e përshkruan situatën si “dinamike”, duke theksuar se rrethanat e ngjarjes ende po sqarohen.

I dyshuari ndodhet në paraburgim policor, ndërsa deri më tani nuk janë publikuar detaje për identitetin e tij apo për motivin e mundshëm të sulmit.

Qyteti Stade ka rreth 50 mijë banorë dhe ndodhet në perëndim të Hamburgut.

Pritet që autoritetet gjermane gjatë ditës të publikojnë më shumë informacione për këtë incident vdekjeprurës.

Kategoritë
BotaLajme