Theren me thikë disa persona në një qendër tregtare në Finlandë

Disa persona janë therur me thikë pranë një qendre tregtare në Tampere, qyteti i tretë më i madh në Finlandë ndërsa një person është arrestuar, njoftoi policia.

Situata nuk paraqet më rrezik për të tjerët, njoftoi policia gjersa shtoi se “të plagosurit po marrin ndihmën e parë”. Nuk u dhanë detaje për shkallën e plagëve apo për autorin e sulmit.

Policia tha se po interviston dëshmitarët dhe kishte rrethuar vendin e ngjarjes,

Transmetuesi publik YLE raportoi se trafiku në qendrën e Tampere – e cila ndodhet rreth 180 kilometra në veri të Helsinkit dhe është qyteti i tretë më i madh në vend – është ndalur plotësisht.

Gazeta Ditore Ilta-Sanomat raportoi se një dëshmitar pa kalimtarë duke i dhënë ndihmë dy personave të shtrirë në tokë kur arriti policia, dhe sipas informacionit të saj, personi i arrestuar është një burrë finlandez në të njëzetat e tij.

Gazeta lokale Aamulehti raportoi se personi i arrestuar është një burrë

Kategoritë
BotaLajme