Tetë ditë nga grabitja te Albi Mall, mësohet gjendja e punëtorit të sigurimit dhe grabitësit

Që nga e hëna e kaluar, Fahri Ademi po vazhdon trajtimin në Klinikën Intenzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndonjë ndryshim. Ne po vazhdojmë të bëjmë përpjekje të pa ndërprera,” ka thënë Uka.

Në po të njëjtën Klinikë qëndron edhe i dyshuari për këtë grabitje, Millosh Vukojeviq, gjendja e të cilit po ashtu vazhdon të jetë e rëndë. Ndryshe, paraditen e së hënës, katër persona të maskuar, me armë të gjata, sulmuan në Prishtinë një furgon që po transportonte para të bankave komerciale.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi