Çështja u përqendrua në një përplasje vdekjeprurëse në Key Largo, Florida, ku makina Tesla që po përdorte autopilot goditi dy këmbësorë, duke vrarë 22-vjeçaren Naibel Benavides dhe duke plagosur rëndë të dashurin e saj, Dillon Angulo.
Një juri në Miami ka urdhëruar kompaninë Telsa të paguajë 329 milionë dollarë dëmshpërblim për një aksident fatal në vitin 2019 që përfshinte sistemin e saj autopilot.
Çështja u përqendrua në një përplasje vdekjeprurëse në Key Largo, Florida, ku makina Tesla e tipit Model S që po përdorte autopilot të përmirësuar goditi dy këmbësorë, duke vrarë 22-vjeçaren Naibel Benavides dhe duke plagosur rëndë të dashurin e saj, Dillon Angulo.
CNBC Neës raportoi se juria dha 129 milionë dollarë kompensim dhe 200 milionë dollarë dëmshpërblim ndëshkues, duke e shpallur kompaninë Tesla pjesërisht përgjegjëse.
Më tej, thuhej se shoferi George McGee dëshmoi se besonte se sistemi autopilot do ta ndalte makinën derisa ai përkulej për të marrë telefonin që i kishte rënë.
“Gënjeshtrat e Tesla-s i shndërruan rrugët tona në pista prove”, citohet të ketë thënë avokati i paditësve, Brett Schreiber.
Tesla deri më tani nuk ka komentuar lidhur me urdhrin e jurisë.
Sot, aksionet e kompanisë amerikane ranë me 1,5 për qind.