Ovgun Ahmet Ercan, ekspert i tërmeteve dhe inxhinier gjeofizik, tha se tërmeti që goditi Turqinë jugore çliroi energjinë e shpërthimit të 130 bombave atomike.
Tërmeti, i cili pritej prej dekadash në çarjen tektonike Hatay-Osmanija-Kahramanmaras-Gaziantep, ishte me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter, që është afër shpërthimit të 130 bombave atomike.
Tërmeti zgjati 43 sekonda dhe ndodhi mjaft i cekët në një thellësi prej vetëm pesë kilometrash.
“Është një fatkeqësi e madhe në një ditë të ftohtë dimri. Vendi ku ndodhi tërmeti është kryqëzimi i katër pllakave kryesore. Pllakat e Detit të Vdekur, Anadollit Lindor, mburojës Arabe dhe portit të Qipros,” shpjegoi shkencëtari.
Sipas të dhënave të deritanishme, më shumë se 1000 persona humbën jetën nga tërmeti dhe parashikimet më të këqija thonë se shifra përfundimtare mund të jetë deri në 10,000 njerëz.