Tërmeti në Izmir, arrin në 91 numri i viktimave

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njofton se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë ka arritur në 91.

Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar 1 mijë e 286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të plagosurve është 994, prej të cilëve 839 janë liruar nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme ndërkohë që 155 të tjerë ende vazhdojnë trajtimin.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum, sot gjatë ditës tha se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58.

Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.

Deri më tani, 106 persona janë nxjerrë nga rrënojat teksa e fundit ishte 3-vjeçarja, Elif Perinçek e cila u shpëtua 65 orë pas tërmetit.

Kategoritë
BotaLajme