​Tensione në Kuvend, LVV lëshoi sallën

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së jashtëzakonshme në lidhje me nënshkrimin e kontratave njëburimore të gjatë qeverisë Kurti. Tensione më të mëdha pati mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së, pas të cilave mazhoranca edhe lëshoi sallën plenare.

Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se nuk e di pse është ftuar në këtë seancë, pasi asgjë nuk ka të bëjë me atë.

Aliu: Nuk e di pse jam ftuar në këtë seancë

“Unë nuk jam duke e ditur pse më keni thirr mua, krejt çka u fol qetu nuk ka të bëjë me mua. Deputetja që e ka thirr seancën e filloi fjalimin e saj dhe përfundoi dhe në rastin kur duhej të fliste për Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021, tha 10 milionë, por që realisht është 1 milion. Për me arsyetua pse më kanë thirr mua, thanë që kur vjen puna te Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës tha 10 milionë…Kur bie fjala në Raportin për Kosovën thuhet 78 milionë euro për krejt qeverinë. Në këtë 78 milionë u përmend KEK-u me 69 milionë, kujt po i drejtoheni mua. Nuk di çka me të thënë për atë punë, për këtë është dashur të thirret dikush tjetër. Pse ju më drejtoni seancën mua kur për vitin 2023 unë i kam më pak se 1 milion. Tjetra po flasim për vitin 2021, sa kontrata njëburimore, një. Unë po e kuptoj nevojën për spektakël”, tha ai.
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi