Gjykata e Apelit ka njoftuar se, për shkak të temperaturave të larta dhe vlerësimi i gjendjes, të reduktohet puna në zyrë.
Me këtë rast, gjyqtarët dhe stafi mbështetës janë liruar nga puna, pas mesditës
“Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe sanimi i problemeve me menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Ky është njoftimi i plotë:

Gjykata e Apelit e Kosovës njofton se, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025, përmes të cilit autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka vendosur që të reduktohet puna në këtë gjykatë, ashtu që gjyqtarët dhe stafi mbështetës janë liruar nga puna pas mesditës.
Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe sanimi i problemeve me menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë nga organet përgjegjëse.
