Policia tha se një i dyshuar brenda një makine hapi zjarr ndaj një turme dhe u largua nga vendi i ngjarjes
Sipas raportimeve fillestare, 4 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Çikago të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Zyrtarët e policisë bënë një deklaratë në lidhje me të shtënat në Çikago.
Autoritetet raportuan se sipas të dhënave paraprake në sulm u vranë 4 persona dhe u plagosën 14 të tjerë të cilët u dërguan në spitale.
Policia tha se një i dyshuar brenda një makine hapi zjarr ndaj një turme dhe u largua nga vendi i ngjarjes.