Të paktën 12 të plagosur nga sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg

Policia gjermane konfirmoi se e dyshuara, një grua 39-vjeçare, është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku sipas autoriteteve, tre të plagosur janë në gjendje kritike, tre pësuan lëndime të rënda dhe gjashtë lëndime të lehta

Të paktën 12 persona janë plagosur në një sulm me thikë në stacionin qendror të trenit në Hamburg, transmeton Anadolu.

Policia gjermane konfirmoi se e dyshuara, një grua 39-vjeçare, është arrestuar në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në gjetjet tona aktuale, ne supozojmë se ajo ka vepruar e vetme. Hetimi në sfond është në zhvillim të plotë”, tha policia.

Shërbimet e urgjencës u përgjigjën me shpejtësi, duke trajtuar disa nga viktimat brenda një treni që priste në stacion.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës për transmetuesin publik NDR tha se tre të plagosur janë në gjendje kritike, tre pësuan lëndime të rënda dhe gjashtë lëndime të lehta.

Incidenti ka ndërprerë shërbimet e trenave në një nga qendrat më të ngarkuara të transportit të Gjermanisë veriore.

Siç raporton Deutsche Bahn, do të ketë vonesa dhe devijime që prekin trenat në distanca të gjata.

Kategoritë
BotaLajme