Të dhënat e KQZ-së: Në tri komuna veriore dalje shumë e madhe në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar të dhënat e daljes në zgjedhje në kohë reale. Deri në këto momente dalje shumë më e madhe vërehet në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës me shumicë serbe.

Në Leopsaviq nga të dhënat e procesuara prej të gjitha vendvotimeve dalja në zgjedhje është 26.85 %.

“Komisionerët mos t’i dëmtojnë e ndryshojnë fletëvotimet, mund të dënohen me 5 vite burgim”

Në komunën e Zveçan it ndërkohë dalja në zgjedhje është edhe më e madhe. Nga të dhënat e marra në 12 vendvotime sa janë gjithësejtë, dalja në zgjedhje është 33.22 %.

Edhe në Zubin Potok vërehet trend i njëjtë. Kur ende s’janë procesuar të dhënat edhe nga 2 vendvotime, përqindja e daljes në zgjedhje është 19. 59 %.

Kjo nuk vërehet tek komunat tjera që janë me shumicë shqiptare. Përqindja e daljes në zgjedhje shkon nga 7 deri në 10 %.

Kategoritë
LajmeVendi