Talibanët njoftuan se çfarë lanë pas amerikanët pas tërheqjes nga Afganistani

Talibanët pretendojnë se kanë riparuar dhe kthyer në shërbim rreth 300 automjete ushtarake të mbetura nga tërheqja kaotike amerikane nga Afganistani në vitin 2021.

Një postim në Twitter nga Ministria e Mbrojtjes afgane tregoi vargje automjetesh, disa prej të cilave ishin Humvee të blinduara.

Sipas agjencisë së lajmeve Khaama duke cituar median shtetërore, automjetet u dëmtuan qëllimisht nga amerikanët dhe aleatët e tyre gjatë tërheqjes së nxituar të koalicionit nga vendi në prill 2021, dhe tani po përdoren nga forcat talebane.
Sipas një raporti të Kongresit të vitit 2021, të siguruar nga CNN, SHBA-ja la pas pajisje ushtarake me vlerë 7 miliardë dollarë që më parë i kishte dhuruar ish-qeverisë afgane në luftën e saj me kryengritësit talebanë përpara se të binte.

Talebanët përdorën pajisjet e sekuestruara për të modernizuar forcat e tyre. Ata u shfaqën në paradën në Kabul në 2021.

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së në pension, gjenerali Kenneth McKenzie tha në vitin 2021 se 70 automjete rezistente ndaj minave dhe të mbrojtura nga prita u braktisën në Afganistan, së bashku me 27 Humvee.

Kategoritë
BotaLajme