Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb.
Hovenier përmes një postimi në platformën “X”, është shprehur se në këtë konferencë është folur edhe për mbështetjen e ShBA-së, për siç thuhet, mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike, transmeton Telegrafi.
“Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në Konferencën tonë Rajonale të Shefit të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar Hovenieri.