Tahiri: Qeveria Kurti ka shkatërruar çdo institucion, shihni çfarë ka ndodhur me RTK’në

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se gjatë katër viteve, çdo projekt, çdo institucion i prekur nga kjo Qeveri, është shkatërruar e dëmtuar rëndë dhe është kthyer mbrapa.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri ka shkatërruar institucionet publike dhe private.

“Katastrofa e kësaj qeverisje – shkatërrimi i institucioneve publike e private! Java e fundit ka vërtetuar se çdo institucion dhe projekt që ka prekur kjo Qeveri në këtë mandat është shkatërruar. Shihni çfarë ka ndodhur me televizionin tonë publik, me ekonominë, me mirëqenien qytetare, me tekstet shkollore, e me rrugët e Kosovës.

Në fund, nuk kanë më asgjë të thonë, përveçse të flasin pa kuptim”, ka thënë Tahiri.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi