Tahiri ndërpret vizitën zyrtare në Turqi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besnik Tahiri, ka ndërprerë vizitën zyrtare në Turqi pas zhvillimit të fundit në vend.

Më këtë rast ai ka gjetur edhe mirëkuptimin e autoriteteve të larta të Turqisë për mos vazhdimin e vizitës zyrtare.

“Ndonëse kisha në agjendë vizitë më të gjatë, në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, e njoftova se nuk mund të vazhdoja vizitën zyrtare në Turqi, pasi që situata në vend është serioze me zhvillimet në fundit në Kosovë. Mikun e Kosovës, Ministrin Çavuşoğlu, e falenderova për mirëkuptimin e tij të plotë, si dhe për mbështetjen që Turqia dhe ai personalisht, i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës.

Ministrin po ashtu e njoftova se për ne është lajm i rëndë që Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli, në kohë lirie dhe pavarësie, po ju imponohet një betejë e re, kësaj radhe ligjore, për të cilen jemi të bindur se do ta fitojnë”, ka njoftuar Tahiri në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi