Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.
Kështu ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak”, ka thënë Tahiri.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit trajtuam agjendën dhe temat që janë protokollare dhe administrative, por nuk u trajtuan temat që janë jetike dhe për të cilat do të duhej një reagim i kësaj Qeverie.
Të mërkurën është 14 shkurti, po në këtë datë të vitit 2021, LVV-ja i fitoi zgjedhjet. Ndërkaq, të enjten, hyjmë në vitin e katërt të kësaj qeverie.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ngrejë tema jetike përmes tri iniciativave:
• Sigurimet shëndetësore
Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak. Si AAK kemi votuar shumë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe mendojmë që është jetike për qytetarin e Kosovës që sigurimi shëndetësor të kalojë në këtë legjislaturë dhe të fillojë zbatimi i tij.
• Ligji i Pagave në sektorin publik