Sveçla i reagon Veliut, i tregon prej kujt i kishte plumbat

Xhelal Sveçla nga LVV, i është kundërpërgjigjur Nënkryetarit të LDK-së dhe ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi ky i fundit ka reaguar ndaj një deklarate të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, i cili në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

Sveçla përmes një statusi të publikuar në profilin e tij ka treguar disa të pathëna nga një bisedë që ka pasur me Veliun.

“E more Agim. Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash. Nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia. PLAN-i mori fund, porsi PAN-i. E keni dëbuar Ilaz Pirevën, Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin, e tash llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar”, ka shkruar Sveçla.

“prej të hënës, Shpejtim Bulliqin e keni kryetar komune”,shtoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi