Stuhi dëbore në Kroaci, kufizohet lëvizja

Bora që ka nisur të bie sonte në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, në qytetet Gorski Kotar dhe Lika, ka shkaktuar probleme në trafikun rrugor dhe detar.

Për shkak të reshjeve të borës në pjesë të autostradës Adriatik, qarkullimi është i ndaluar për autobusë dhe funksionon vetëm me një kah për automjete me karvanë, motoçikleta, automjete shpërndarëse dhe automjete me hapësirë ​​të mbuluar të ngarkesave.

Mediat kroate raportojnë se për shkak të erërave të fuqishme nga jugu, të gjitha linjat që lidhin Splitin me ishujt qendrorë të Dalmacisë janë ndërprerë.

Kategoritë
LajmeRajoni