Statistikat kundër Shqipërisë, bilanci ndaj Spanjës dhe Italisë

Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë një nga grupet më të vështira.

Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë.

Para këtij shorti Shqipëria dhe Spanja janë përballur tetë herë.

Statistikat janë totalisht në kahun e Spanjës, pasi “Kuqezinjtë” kurrë nuk kanë marrë qoftë edhe një barazim ndaj Spanjës.

Vetëm një nga duelet ka qenë miqësore, ai i 26 marsit të vit 2022, ku kuqezinjtë u mundën në shifrat 2-1. Me iberikët humbjet janë të hidhura, ku spikat ajo e 19 dhjetorit të 1990-ës në shifrat 9-0.

Për Shqipërinë, kjo do të jetë ndeshja e pestë ndaj përfaqësues italian, me të cilën ka luajtur për herë të parë thuajse një dekadë para sfidës së Dormtundit.

Shqipëria luajti për herë të parë me kombëtaren italiane në miqësoren e Xhenovas në nëntorin e vitit 2014, kur ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi u mund 1-0 nga ai i drejtuar nga Konte.

Dy përballjet e radhës ishin në kualifikueset e Botërorit 2018, kur Shqipëria u mund 2-0 në Palermo në mars 2017 dhe pastaj nën drejtimin e Kristian Panuçit në Shkodër në tetor 2017 me rezultatin 1-0.

Përballja e fundit është miqësorja e nëntorit 2022, kur Shqipëria që drejtohej nga Edi Reja, u mund me rezultatin 3-1 në ”Air Albania”.

Dhjetë qytete do të jenë nikoqire, ndërsa takimet do të zhvillohen në 10-të stadiume të klasit botëror.

Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi