Stano i BE as që merr mundin të komentojë ‘draftin e statutit të Asociacionit’ që publikoi Burim Ramadanit

Draftin e publikuar nga ish-Shefi i AKI-së, Burim Ramadani, e që siç përflitet  është ai i ofruar nga pesë emisarët më 21 tetor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar ta konfirmojë apo demantojë duke thënë se “nuk shoh arsye ta komentojë”. Kështu tha Stano në një prononcim për portalin evropian “Euractiv”.

“Nuk e di kush është z.Ramadani dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë”, citohet të ketë thënë Stano.

Ai shtoi se një propozim i ri i balancuar evropian për asociacionin është paraqitur në fund të Evropës dhe është diskutuar nga të dyja palët dhe se nuk është nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

 

Kategoritë
BotaLajme