Spanjë: Politikani qëllohet në fytyrë në një pjesë elitare të Madridit në mes të ditës

Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës në rajonin e Katalonjës, Alejo Vidal-Quadras, u qëllua në fytyrë të enjten në Madrid, tha policia.

Alejo Vidal-Quadras u qëllua në zonën e pasur Salamanca të Madridit qendror rreth orës 13:30 dhe ishte ende i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, tha një zëdhënës i policisë.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se policia është në kërkim të një motoçiklisti që mbante një helmetë të zezë dhe i cili dyshohet për sulmin.

Vidal-Quadras, 78 vjeç, ishte kreu i PP-së së qendrës së djathtë në Katalonjë, dhe është gjithashtu një bashkëthemelues i partisë së ekstremit të djathtë të Spanjës Vox dhe nënkryetar i Parlamentit Evropian midis 1999 dhe 2014.

Lideri i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo, bëri thirrje për një hetim të detajuar policor, shkruan Reuters.

Udhëheqësi i Vox Santiago Abascal tha se Vidal-Quadras ishte “jashtë rrezikut” në spital. Ai tha se ishte shumë herët për të spekuluar pse Vidal-Quadras u sulmua.

Kategoritë
BotaLajme