Spanja hodhi 12 tonë ndihma humanitare mbi Rripin e Gazës, publikuar edhe pamjet

Avionët transportues të Forcave Ajrore të Spanjës dje, gjatë fluturimit mbi Rripin e Gazës, hodhën 12 tonë ndihma humanitare me 24 parashuta, duke siguruar sipas vlerësimeve spanjolet ushqim për 11,000 palestinezë.

Përveç ndihmave ajrore, Spanja është një nga vendet kryesore në dërgimin e ndihmave tokësore për Gazën, edhe pse shumë konvoja janë ndaluar në Egjipt ose në kufirin me Izraelin.

Bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, Spanja është shteti i tretë evropian që ka zgjedhur shpërndarjen me ajër të ndihmave për banorët e Gazës, të cilëve u rrezikohet mbijetesë për shkak të furnizimeve historikisht të pamjaftueshme me ushqim dhe mallra thelbësore.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Álvaro García Albares, kritikoi ashpër politikën izraelite për shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës, duke theksuar nevojën për hapjen e korridoreve tokësore:

“Uria me të cilën përballet Gaza është e papërballueshme. Ndihmat duhet të hyjnë vazhdimisht dhe në sasi të mëdha përmes rrugëve tokësore.”

https://www.youtube.com/watch?v=fj1PoUgkupE

 

Kategoritë
BotaLajme