Spanja do ta njohë zyrtarisht Palestinën nga nesër, kreu i diplomacisë: Do të jetojmë një ditë historike

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuela Albares, ka konfirmuar se Spanja së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë nga nesër do ta njohin zyrtarisht shtetësinë e Palestinës.

Gjatë bisedës me gazetarët para takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Albares tha se të gjitha formalitetet në lidhje me njohjen e Palestinës janë kryer.

“Nesër do të jetojmë një ditë historike që sigurisht do të na afrojë me qëllimin për të cilin të gjithë dëshirojmë. Bashkëjetesa paqësore e izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme,” tha Albares.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“Është e nevojshme të ndalet fatkeqësia humanitare në Gaza. Më shumë se 35,000 të vdekur, një numër i padurueshëm që na shtyn të kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm. Vetëm kur armët të heshtin, do të jetë e mundur që ndihma humanitare të arrijë civilët palestinezë. Një armëpushim do të na lejoni të punojmë për diçka që Spanja e ka kërkuar prej muajsh, dhe kjo është një konferencë paqeje”, përfundoi Albares.

Kategoritë
BotaLajme