Skandaloze- Ushtarët fillestar australianë duke u stërvitur vranë civilët në Afganistan

Ka prova të besueshme se ushtarët elitë australianë vranë në mënyrë të paligjshme 39 persona gjatë luftës së Afganistanit, thuhet në një raport të shumëpritur, të lëshuar nga forcat australiane të mbrojtjes, në fundin e një hetimi katër vjeçar mbi sjelljen e trupave të tyre.

19 ushtarë ose ish ushtarë duhet të hetohen sipas këtij raporti nga policia për vrasjen e “ të burgosurve, fermerëve apo civilëve” në periudhën e viteve 2009-2013. Për këto krime, departamenti vendas I mbrojtjes fajëson atë që e quan “ kulturë e paverifikuar luftarake” mes një pjesë të trupave të tij.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Australian, Gjenerali Angus Campbell, u kërkoi falje njerëzve të Afganistanit, duke pranuar se vrasjet ishin kryer me qëllim. Duke vlerësuar gjetjet në raport, ku qindra dëshmitarë u dëgjuan dhe incidentet që përfshinin 25 ushtarë u shqyrtuan, Campbell tha se raporti zbuloi “rekordin e kulturës së luftëtarëve” të ushtarëve Australianë. Duke e përshkruar raportin si “të turpshëm”, Campbell tërhoqi vëmendjen për faktin se asnjë nga vrasjet e paligjshme nuk u kryen në vapën e luftës./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme