Komuna e Prishtinës e ka publikuar listën e përfituesve të granteve për bizneset e komunës me qarkullim deri në 50 mijë euro.
Në total kanë përfituar 4,941 biznese, 1,976 mikro biznese me nga 600€ dhe 2,965 biznese te vogla me nga 1,300 euro.
Pjesë e kësaj liste janë edhe masazhat, veprimtaria e të cilave nga organet kompetente është vënë në dyshim dhe disa edhe janë mbyllur. Në listën e Komunës janë parë mbi 20 masazha që kanë përfituat nga 600 deri në 1300 euro.
Policia e Kosovës në aksionet që i ka pasur në qendra masazhi në Prishtinë, ka hasur në veprimtari të prostitucionit. Nga ana tjetër Komuna e Prishtinës nuk dihet nëse e ka filtruar listën e këtyre bizneseve apo u janë dhënë të gjithave që kanë aplikuar.
Sidoqoftë, disa prej masazheve, ani pse një numër shumë i vogël, në reklamacionet e tyre femrën nuk e kanë prezantuar si objekt seksi, kanë dhënë informacione të një masazhe normale e që kanë të bëjnë edhe me trajtim të lëkurës.