Vanessa Bryant, bashkëshortja e një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Kobe, nuk pushon së qari as dy vite më vonë.
Avokati që përfaqëson Vanessa-n tha në gjykatën në Los Anxhelos se oficerët e policisë nën juridiksionin e sherifit në LA dhe zjarrfikësit shkuan në vendin e aksidentit në janar 2020 dhe më pas e fotografuan atë.
Mirëpo, nuk është bërë për hir të dokumentimit dhe analizës se përse u rrëzua helikopteri në të cilin ndodhej Kobe Bryant, vajza e tij dhe shtatë të tjerë, por e bënë “për të qeshur” dhe për “thashetheme”.
Lewis Lee, një avokat i vejushës së Bryant, paraqiti një mbrojtje në gjykatë duke pretenduar shkelje të privatësisë sepse zëvendësi i sherifit dhe kapiteni i zjarrfikësve dyshohet se kanë fotografuar skenën e përplasjes pa përdorim zyrtar nga institucionet që ata përfaqësojnë.
“Ata po ndanin foto ndërsa luanin videolojëra. Ata e ndanë atë me njerëz që nuk kishin asnjë arsye për të marrë fotografitë”, tha Lee.
Avokati i shtetit shprehet se është absolutisht e nevojshme të fotografohet vendi i aksidentit, veçanërisht ata që dalin të parët në vendngjarje, në mënyrë që të shpëtohen jetë në këtë kaos. Gjithçka ndodhi në shpatet e kodrave Calabasas në perëndim të Los Anxhelosit, kur Kobe dhe vajza e tij Gina, së bashku me disa persona të tjerë, shkuan në stërvitje.
Vanessa Bryant dissolved into tears as her lawyer addressed the jury in opening statements, saying the 8 L.A. County Sheriff's deputies who took photos of the bodies of her husband and child took the pictures "for a laugh like they were souvenirs." https://t.co/ju4X3d37i1
— TMZ (@TMZ) August 10, 2022
Vanessa Bryant qante pothuajse vazhdimisht, madje edhe gjatë pushimeve fshinte lotët nga sytë, transmeton “Marca”.
Siç deklaroi Lee, nuk e morën vesh nga shteti që fotot qarkullonin, por nga gazeta “Los Angeles Times”.