Sistemi raketor vendas “HİSAR-A+” gati për t’u përfshirë në inventarin e ushtrisë turke

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se janë kryer testimet e fundit përpara pranimit në inventar për “HİSAR-A+” i cili është sistemi i parë raketor kombëtar dhe vendas i mbrojtjes ajrore.

Është gati për t‘u përfshirë në inventarin e ushtrisë turke sistemi raketor i mbrojtjes ajrore “HİSAR-A+” për të cilin presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se janë kryer testimet e fundit të pranimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se janë kryer testimet e fundit përpara pranimit në inventar për “HİSAR-A+” i cili është sistemi i parë raketor kombëtar dhe vendas i mbrojtjes ajrore.

Avioni objektiv i lëshuar me shpejtësi të lartë u godit me sukses në një distancë të largët duke përdorur kokën luftarake të zhvilluar nga TÜBİTAK, Instituti për Hulumtime dhe Zhvillime në Industrinë e mbrojtjes (SAGE).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, “HİSAR-A+” u zhvillua me mundësi kombëtare dhe vendase në bashkëpunim nga ASELSAN dhe Roketsan nën koordinimin e Kryesisë së Industrisë Mbrojtjes së Presidencës.

“HİSAR-A+” ka një disatancë parandaluese 15 kilometra, një lartësi parandaluese me lartësi 8 kilometra me një efektivitet 360 gradë.

Sistemi i mbrojtjes ajrore ka aftësinë për të angazhuar dhe të hapë zjarr për 6 objektiva njëkohësisht.

Krahas mbrojtjes efektive kundër avionëve me krahë fiks dhe rrotullues, raketave lundruese, mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave ajër-tokë, “HİSAR-A+” mund të sigurojë mbrojtje edhe për njësitë fikse dhe njësitë e blinduara të lëvizshme.

Gjithashtu, “HİSAR-A+” ka edhe aftësitë për t’u pozicionuar me shpejtësi, të reagojë në kohë të shkurtër dhe të ndryshojë me shpejtësi pozicion.

Kategoritë
BotaLajme