Siri, suspendohet puna e institucioneve shtetërore në dy ditët e ardhshme

– Të gjithë punonjësve në institucionet qeveritare do t’u jepet një pushim zyrtar në datat 25-26 dhjetor

 Kabineti sirian nxori sot një direktivë për pezullimin e punës në institucionet shtetërore në datat 25-26 dhjetor, transmeton Anadolu.

Sipas direktivës, të gjithë punonjësve në institucionet qeveritare do t’u jepet një pushim zyrtar në këto data, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Megjithatë, SANA nuk specifikoi ndonjë arsye për festën.

Kabineti tha se do të bëhen përjashtime për ministritë dhe institucionet publike, rrethanat e të cilave kërkojnë funksionim të vazhdueshëm.

Kategoritë
BotaLajme