Sinjalet e një divorci: cili është shteti tjetër që mund ta lërë BE-në

Në një vendim që ka shkaktuar zemërim në Bruksel dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej marrëdhëniet e trazuara mes Polonisë dhe Brukselit, Gjykata Kushtetuese në Varshavë gjykoi se disa dispozita të traktateve të BE-së dhe disa vendime të gjykatave të BE-së shkojnë kundër ligjit më të lartë të Polonisë.

Në një vendim të shumicës, gjyqtarët thanë se anëtarësimi i vendit në BE nuk u jep gjykatave të BE-së autoritet të lartë ligjor dhe nuk do të thotë se Polonia e kishte zhvendosur sovranitetin e saj në BE. Ata thanë se asnjë autoritet shtetëror në Poloni nuk do të miratonte një kufizim të jashtëm të kompetencave të tij.

Duke reaguar ndaj vendimit, komisioneri i drejtësisë i BE -së theksoi përparësinë e ligjit të BE -së mbi të drejtën kombëtare.

Partitë kryesore në Parlamentin Europian dolën në Twitter për të dënuar vendimin polak dhe i kërkuan Komisionit të ngrijë pagesat për vendin, i cili është përfituesi më i madh i fondeve të BE -së.

Brukseli ka qenë në mosmarrëveshje rreth përpjekjeve të qeverisë polake të krahut të djathtë për të ushtruar më shumë ndikim mbi gjyqësorin. Ajo i ka bërë thirrje Gjykatës Europiane të Drejtësisë që të vendosë gjoba ndaj Varshavës në një mosmarrëveshje mbi sundimin e ligjit. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme