Shtypi britanik: Armëpushimi në Kaukaz çimenton Turqinë si një fuqi në “oborrin e pasmë” të Rusisë

Mediat britanike shkruan të enjten se nëpërmjet marrëveshjes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë (për Karabakun Malor), Turqia çimentoi praninë e saj në “oborrin e pasmë” të Rusisë dhe tregoi se Moska s’është më fuqia e vetme në rajon.

E përditshmja “Financial Times” theksoi se dimensioni i suksesit të arritur nga Azerbajxhani me mbështetjen e pakursyer të Turqisë konsolidoi ndikimin e porsazbuluar të Ankarasë në Kaukaz, një rajon të cilin Kremlini e konsideron si oborrin e tij të pasmë gjeopolitik.

Ndërsa Korporata Britanike e Transmetimeve (BBC) publikoi në uebfaqen e saj një opinion të ekspertit Alexander Gabuev nga Qendra “Carnegie” e Moskës.

Eksperti rus komenton se “lufta në Karabak është një vitrinë, e cila tregon rolin në rritje të Turqisë në Kaukazin Jugor me rëndësi strategjike”.

Sipas tij, ushtria turke ka trajnuar dhe pajisur ushtrinë fitimtare të Azerbajxhanit, ndërkohë që Presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka shprehur haptazi mbështetjen e tij diplomatike për Bakunë.

“Fitorja vërteton se Turqia ka siguruar një ndikim të rëndësishëm në rajon. Gjithashtu fitorja diplomatike e Moskës ka një çmim. Lufta tregoi se influenca turke është rritur në Kaukaz dhe Rusia nuk është më e vetmja fuqi e madhe në rajon”, vlerësohet mes të tjerash në artikullin e publikuar nga BBC-ja.

Kategoritë
BotaLajme