Shtetasi turk dërgohet në Turqi pasi në Holandë u kërkua ndërprerja e trajtimit kundër COVID-19

Zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Selim Kıran në një deklaratë nga llogaria e tij personale në Twitter lidhur me çështjen tha se “Jemi pranë qytetarëve tanë kudo që ndodhen ata në botë”

Shtetasi turk, Selahattin Kandaz me një avion ambulancë të Ministrisë turke të Shëndetësisë është dërguar në Turqi pasi në Holandë u kërkua që të ndërpritej trajtimi i tij ndaj COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kandaz, po trajtohej në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin OLVG Oost në Amsterdam dhe për të u kërkua ndërprerja e trajtimit. Pas refuzimit nga familjarët shtetasi turk u dërgua në mbrëmje nga aeroporti Amsterdam Schipol për në Ankara.

Trajtimi i Kandaz do të vazhdojë në spitalin e qytetit të Ankarasë.

Zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kıran në një deklaratë nga llogaria e tij personale në Twitter lidhur me çështjen tha se “Jemi pranë qytetarëve tanë kudo që ndodhen ata në botë”.

Spitali nxori vështirësi në dërgimin e tij në Turqi

Duke kundërshtuar ndërprerjen e trajtimit, familja e Kandaz-it kërkoi avion ambulancë nga ambasada në Amsterdam dhe Ministria e Shëndetësisë.

Familja u përball me vështirësi në përgatitjen e ambulancës dhe dokumenteve të nevojshme për transferimin e të prekurit me COVID-19 në aeroport. Gjatë kësaj familja tregoi përpjekje të madhe që trajtimi të mos ndërpritej deri në realizimin e transferimit.

Selahattin Kandaz u dërgua gjatë natës në Ankara pasi problemi i ambulancës u tejkalua me përfshirjen e avokatit të familjes, të kryetarit të fondacionit ‘Zorgen na Coma’ Osman Elmacı që interesohet për të drejtat e pacientëve në Holandë dhe të anëtarit të partisë Denk, Süleyman Koyuncu.

Kategoritë
BotaLajme