Shqipëri, 9 të vdekur dhe 538 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 72.812 dhe numri i të vdekurve në 1.324

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 të vdekur dhe 538 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 72.812 dhe numri i të vdekurve në 1.324.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 44.291 dhe raste aktive aktualisht janë 27.197.

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 1.918 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 336.716 testime.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se kanë hapur 51 pika të testimit të shpejtë në komunitet në të gjithë vendin.

Gjatë inspektimit në një pikë të testimit të shpejtë në një qendër shëndetësore në Tiranë, Manastirliu theksoi se, “Ajo çfarë po ndodh është që nuk ka më vonesa në kryerjen e testit. Ai kryhet nëpërmjet rezervimit online me mjekun e familjes”.

Kategoritë
LajmeRajoni