Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.426 dhe numri i të vdekurve është 2.452
Shqipëria ka regjistruar 11 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.426 dhe numri i të vdekurve është 2.452.
Gjithashtu janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.785, dhe raste aktive aktualisht janë 189.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.648 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 748.916 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 816.556 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku prej tyre 320.532 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.