Një peshkatar u shpëtua pasi mbijetoi për 11 ditë në një frigorifer pasi varka e tij filloi të fundosej në Atlantik.
Romualdo Macedo Rodrigues, 44 vjeç, u largua nga Oiapoque, Brazili verior në fund të korrikut në një varkë prej druri të gjatë rreth shtatë metra për të shkuar në Ilet la Mere.
Sipas mediave braziliane, ai planifikoi të kalonte disa ditë duke peshkuar, por varka e tij filloi të merrte ujë gjatë udhëtimit të tij dhe u fundos.
Në përpjekje për të mbijetuar, 44-vjeçari u ngjit në një frigorifer që kishte në bord. Rodrigues e kaloi kohën e tij pa ushqim dhe ujë dhe beson se ai humbi rreth pesë kilogramë gjatë 11 ditëve.
Ai tha: “Ajo që më shqetësoi më shumë ishte etja. Ky frigorifer, për mua, ishte Zoti. Nje mrekulli.’
Pamjet tregojnë se kur ai u shpëtua, ishte i rraskapitur dhe u rrëzua në dyshemenë e një anije peshkimi Surinamez, 450 kilometra (280 milje) nga vendi ku varka e tij u fundos.
I dehidratuar, i çorientuar dhe me rroba të grisura, burri gjithashtu pati goditje nga dielli dhe iu lut shpëtimtarëve të tij që ti jepnin dicka për të pirë.