Shpërthen sërish vullkani në malin Dukono të Indonezisë duke nxjerrë hi në lartësi prej 1.100 metrash

“Kolona e hirit arriti rreth 1.100 metra mbi majë ose 2.187 metra mbi nivelin e detit. Hiri i trashë gri në të zi u pa duke lëvizur drejt lindjes”, tha Sugiono

Në mali Dukono të Indonezisë lindore sërish sot shpërtheu vullkani duke lëshuar hi në qiell që u ngrit 1.100 metra mbi majën e tij, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Antara, transmeton Anadolu.

Një zyrtar nga vëzhgimi i vullkanit Dukono nën Agjencinë Gjeologjike të Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Minerale (ESDM), Bambang Sugiono tha se shpërthimi u regjistrua herët në mëngjes.

“Kolona e hirit arriti rreth 1.100 metra mbi majë ose 2.187 metra mbi nivelin e detit. Hiri i trashë gri në të zi u pa duke lëvizur drejt lindjes. Shpërthimi ende është duke vazhduar”, tha Sugiono.

Një shpërthim i ngjashëm, me një lartësi kolone hiri prej 1.1 kilometrash, ishte regjistruar mëngjesin e 24 qershorit.

Mali Dukono në ishullin Halmahera është ndër vullkanet më aktivë të Indonezisë. Ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1933.

Indonezia, pjesë e “Unazës së Zjarrtë të Paqësorit”, është një nga vendet më aktive sizmike në botë, me 130 vullkane aktive.

Të enjten, Indonezia e rriti nivelin e alarmit për vullkanin jugor “Ile Lewotolok” nga 2 në 3.

“Ili Lewotolok” ka përjetuar rritje të ndjeshme të aktivitetit që nga 27 qershori.

Kategoritë
BotaLajme