Organizatat bamirëse shpërndanë vakte të ngrohta ushqimi për palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës
Sulmet brutale dhe shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës së bllokuar vazhdojnë pandërprerë ndërsa “kriza humanitare” po thellohet në rajon për shkak të embargos së plotë, raporton Anadolu.
Organizatat bamirëse shpërndanë vakte të ngrohta ushqimi për palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Një numër i madh palestinezësh, përfshirë edhe fëmijë krijuan grumbullime për të marrë ushqim.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës. Prej më shumë se dy muajsh Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 52.418 ndërsa numri i të plagosurve në 118.091.