Shoqata Esnaf realizoi takim me mediat dhe falënderoi për bashkëpunimin gjatë vitit 2020

Sot, Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve  “Esnaf” në Prizren ka realizuar një takim me përfaqësuesit e mediave lokale në Prizren ku ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë tërë vitit duke shpresuar që  do kenë një bashkëpunim edhe me të gjerë në vitet e ardhshme.

Kryetari i shoqatës Esnaf , Varis Xhejlani,  ka falënderuar përfaqësuesit e mediave dhe si shenjë  falënderimi takimin e pare të vitit 2021 ka realizuar me përfaqesuesit e mediave

“Takimin e parë të shoqatës për vitin 2021 deshta t”a nisi me ju pra me gazetarët qe nuk ishit asnjë moment larg nesh gjatë vitit 2020 edhe pse ishte viti me shume probleme ku kemi pasur problem jo vetëm ne por gjithë globi dhe ju në këtë drejtim ishit në çdo moment afër komunitetit të bizneseve afër esnafit,une ju falënderojë të gjithëve duke shpresuar se do të kemi bashkëpunim edhe në te ardhmen” tha ai.

Duke folur për sfidat e bizneseve gjatë pandemisë sipas kryetarit te shoqatës  ky vit do të jetë mjaft dinamike pasi që do të përjetojmë tre zgjedhje (zgjedhjet qendrore, zgjedhja e presidentit, zgjedhjet lokale).

Përveq këtyre zgjedhjeve  edhe shoqata Esnaf do të organizojë zgjedhjet e tyre në kuadër të shoqatës ku kryetari Varis Xhejlani ka bërë të ditur se do të rikandidohet për pozitën e kryetarit në këtë shoqatë./Gazetaere

 

Kategoritë
LajmeVendi