“Shkrihet” USAID! Ish-presidentët kritika Trump! Agjencia 60-vjeçare nga e marta do të funksionojë si pjesë e DASH

Ish-presidentët e SHBA, Barak Obama dhe Xhorxh Bush kritikuan administratën e Donald Trump në një takim emocionues me punonjësit në ditën e shkrirjes së agjencisë amerikane të ndihmës ndërkombëtare. Këngëtari Bono VOX u përlot duke recituar një poezi. Nga e marta,  USAID do të jetë  pjesë në Departamentin e Shtetit

Ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush shprehën kritika të forta ndaj administratës Trump, ndërsa këngëtari Bono mezi i mbajti lotët teksa recitoi një poezi gjatë një ceremonie lajmtumire me stafin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

E hëna ishte dita e fundit që kjo agjenci humanitare, e krijuar 60 vjet më parë nga Presidenti John F. Kennedy për të promovuar sigurinë kombëtare amerikane përmes zhvillimit dhe ndihmës jashtë vendit, funksionoi si një strukturë e pavarur.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka urdhëruar që nga e marta USAID të shkrihet brenda Departamentit të Shtetit.

Obama, Bush dhe Bono folën në një video-konferencë me mijëra punonjës të USAID-it, ku u shprehën mirënjohës për kontributin e tyre.

Ngjarja u mbajt pa praninë e mediave për t’i lënë hapësirë deklaratave emocionale dhe shpeshherë të zemëruara, por “Associated Press” ka siguruar disa video.

Ish-presidenti republikan, Xhorx Ë Bush sipas raportimeve në mesazhin e tij, kritikoi ashpër ndërprerjen e programit PEPFAR për HIV/AIDS që ai vetë kishte krijuar, i cili ka shpëtuar 25 milionë jetë në mbarë botën.

“A është në interesin tonë kombëtar që 25 milionë njerëz që do të kishin vdekur, sot janë gjallë? Po, është.”, tha Bush,

Barak Obama në mesazhin e regjistruar vlerësoi punën e USAID.

“Puna juaj ka pasur rëndësi dhe do të ketë rëndësi për brezat që vijnë.”, tha ish presidenti I parë më ngjyrë I SHBA

Ai kritikoi ashpër shkatërrimin e USAID-it duke e quajtur “një tragjedi” dhe “një gabim kolosal”, që dëmton SHBA-në, duke shtuar se kjo agjenci ka shpëtuar jetë dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik global.

Lideri I U2, këngëtari Bono VOX, e quajti stafin e USAID “agjentë të fshehtë të zhvillimit ndërkombëtar” dhe recitoi një poezi prekëse për agjencinë, duke përmendur fëmijët që po vdesin nga uria për shkak të shkurtimeve në ndihmat shëndetësore.

“Ju ju quajtën kriminelë, ndërkohë që ju ishit më të mirët prej nesh,” tha Bono.

Pjesë e lamtumirës ishin edhe ish-presidentë e Liberisë e Kolumbisë dhe  ambasadorja Linda Thomas-Greenfield dhe punonjës humanitarë.

Presidenti dhe aleati i tij, Elon Musk në krye të agjencisë për eficensë  e kishin vendosur USAID ndër objektivat kryesore për shkurtime.

Trump e kishte quajtur agjencinë “e drejtuar nga radikalë të majtë të çmendur” dhe plot “mashtrime të mëdha,” ndërsa Musk e kishte quajtur “një organizatë kriminale”.

Kategoritë
BotaLajme