Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë gjatë bisedimeve të tyre, tha kreu i delegacionit të Ukrainës në një intervistë me transmetuesin publik të Ukrainës.
“Diskutuam një shkëmbim prej 1,000 për 1,000. Po punojmë gjithashtu për modalitete të tjera për këtë shkëmbim”, tha Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, për Suspilne, raporton CNN.
“[Shkëmbimi do të zhvillohet] në të ardhmen e afërt; ne tashmë e dimë datën, por nuk do ta zbulojmë ende”, shtoi ai.
Mijëra të burgosur janë liruar në një seri shkëmbimesh midis Kievit dhe Moskës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Një armëpushim, si dhe bisedime të mundshme të drejtpërdrejta midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodimir, u diskutuan gjithashtu gjatë bisedimeve të së premtes, tha Umerov.