Shkalla e papunësisë vazhdon të rritet në Britani të Madhe

Shkalla e papunësisë në Britani të Madhe në tremujorin e tretë është rritur për 4.8 për qind, nga 4.5 për qind që ishte në muajin shtator.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS), numri i të papunëve u rrit në 243 mijë, që është rritja më e madhe që nga viti 2009.

Shifrat e ONS-së gjithashtu treguan se kishte një rritje të madhe të të papunëve të grup-moshës 16-24 vjeç. Pra, shkalla e papunësisë te të rinjtë është shumë më e lartë se niveli i përgjithshëm.

“Ne po shohim vazhdimisht një dobësim të tregut të punës, më pak njerëz të përfshirë në listat e pagave dhe pra më pak njerëz të punësuar. Kjo tani po kalon në rritjen e nivelit të papunësisë”, tha zëvendësstatisticienti i ONS-së, Jonathan Athow.

Aktualisht sipas Worldometer, numri i përgjithshëm që ishin infektuar nga COVID-19 është 1,213,363 persona, nga të cilët 49,238 kanë vdekur.

Kategoritë
BotaLajme