Shembet bilbordi në Indi, viktima dhe të plagosur

Të paktën 14 kalimtarë janë vrarë nga shembja e tabelës në Mumbai të Indisë. Një tabelë e madhe u shemb mbi njerëzit gjatë shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai, duke vrarë të paktën 14 dhe plagosur rreth 70 të tjerë, thanë raportet. Shiu, i shoqëruar nga erëra të forta, bëri që tabela 30 metra e lartë të binte mbi një pikë karburanti në periferi, mbrëmjen e djeshme.

 

Të paktën 47 vetë u shpëtuan deri natën vonë, por ende nuk dihen sa vetë janë të bllokuar. Një operacion shpëtimi ka vazhduar gjatë ditës. Sipas autoriteteve, policia po heton incidentin dhe thanë se tabela është instaluar në mënyrë të paligjshme.

Kategoritë
BotaLajme