SHBA, vdes kongresmeni i parë nga pandemia COVID-19

Wright është anëtari i parë i Kongresit që vdes nga pandemia. Siç njoftoi zyra e tij, ai dhe bashkëshortja e tij, Susan, tashmë dy javë po trajtoheshin për COVID-19 në Spitalin Universitar Baylor në Dallas

Kongresmeni republikan i SHBA-ve i Teksasit, Ron Wright, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Wright është anëtari i parë i Kongresit që vdes nga pandemia. Siç njoftoi zyra e tij, ai dhe bashkëshortja e tij, Susan, tashmë dy javë po trajtoheshin për COVID-19 në Spitalin Universitar Baylor në Dallas.

Ai më parë ka mbijetuar periudha të shumta të kancerit dhe ishte në rrezik më të lartë për komplikime më të rënda shëndetësore nga virusi.

Ligjvënësi republikan nga Teksasi njoftoi se ai rezultoi pozitiv me COVID-19 më 21 janar, pasi ra në kontakt me një individ të infektuar, në atë kohë duke theksuar se ai po përjetonte simptoma të lehta, por ndihej “në rregull”.

Kategoritë
BotaLajme