SHBA miraton shitjen e mundshme të raketave në Turqi

Pentagoni njoftoi se kostoja e vlerësuar e shitjes është 304 milionë dollarë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e mundshme të raketave dhe elementëve të lidhura me to në Turqi.

Pentagoni njoftoi se kostoja e vlerësuar e shitjes është 304 milionë dollarë dhe ajo do të përfshijë raketat e avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi AIM-120C-8.

Kontraktori kryesor do të jetë Korporata RTX me seli në Arizona.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi certifikimin e kërkuar, duke njoftuar Kongresin e SHBA-së për këtë shitje të mundshme.

Kategoritë
BotaLajme