SHBA-ja mohon t’i ketë dhënë dritë jeshile Izraelit për sulmin në Spitalin Al-Shifa

“Këto janë operacione ushtarake izraelite që ata planifikojnë dhe i zbatojnë në përputhje me procedurat e tyre të përcaktuara. Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në ato procedura”, tha zëdhénësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Shtëpia e Bardhë mohoi sot që i ka dhënë Izraelit dritën jeshile për të kryer bastisjen në spitalin më të madh të Rripit të rrethuar të Gazës, duke thënë se Tel Avivi veproi me dëshirën e tij, raporton Anadolu.

“Ne nuk u dhamë miratimin operacioneve të tyre ushtarake rreth spitalit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

“Këto janë operacione ushtarake izraelite që ata planifikojnë dhe i zbatojnë në përputhje me procedurat e tyre të përcaktuara. Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në ato procedura”, shtoi ai.

Izraeli sulmoi Spitalin Al-Shifa vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë pretendoi se kishte inteligjencë të pavarur që tregonte se Hamasi dhe Xhihadi Islam Palestinez po operojnë një “nyje komandimi dhe kontrolli” nën spitalin ku po ashtu deponohen armë.

Hamasi mohoi pretendimit, duke thënë se ato “përfaqësojnë një dritë jeshile amerikane për pushtimin (izraelit) për të kryer masakra më brutale kundër spitaleve, për të shkatërruar sektorin e shëndetësisë dhe për t’i bërë presion popullit tonë për t’i zhvendosur nga toka e tyre”.

“Ne ripërtërijmë thirrjen tonë drejtuar Kombeve të Bashkuara për të formuar një komitet ndërkombëtar për të vizituar dhe inspektuar të gjitha spitalet për të përcaktuar falsitetin e narrativës së okupimit dhe aleatit të tij Washingtonit, i cili mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për luftën gjenocidale në Rripin e Gazës”, thuhet grupi në një deklaratë.

Gjatë bastisjes së tij në mëngjes herët, Izraeli kreu shpërthime të shumta në bodrumet e disa ndërtesave në kompleksin e spitalit Al-Shifa, tha një burim mjekësor në objekt për Anadolu në kushte anonimiteti.

Burimi tha se ushtria izraelite ua lidhi sytë dhe ndaloi një numër njerëzish nga brenda spitalit pasi i zhveshi lakuriq dhe i çoi në një vend të panjohur.

Mohammed Zaqout, kreu i Spitaleve të Gazës, tha në një konferencë shtypi se ushtria dëboi fëmijë, pacientë dhe shoqërues nga spitali, duke i detyruar ata të iknin në këmbë. Megjithatë, rreth 650 pacientë mbeten në spital, duke përfshirë 22 që janë në kujdes intensiv dhe 36 foshnja të lindura para kohe, tha Zaqout.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez i rezistencës Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.320 palestinezë janë vrarë, përfshirë afër 7.800 gra dhe fëmijë, si dhe mbi 29.200 të tjerë janë plagosur.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në ofensivën izraelite.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.

Kategoritë
BotaLajme