ShBA-ja: Do të vazhdojmë t’i qëndrojmë në krah Kosovës

Ajo që ngjau më 1 shkurt mes Prishtinës e Jerusalemit e që u cilësua ngjarje unike diplomatike, është ngjarje e një rëndësie të madhe edhe për Stejt Departamentin Amerikan.

Kjo u pa kur zëdhënësi Ministrisë së punëve të jashtme në Washington Ned Price mbajti Konferencë për gazetarë të cilën e nisin me një urim.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike” tha Price.

E një gazetarë pyeti zëdhënësin nëse administrate e re e kryetarit Joe Biden e konsideron ngjarjen e 4 shtatorit 2020 nga e cila derivon njohja izraeliot –kosovare si mundësi potenciale për cmimin nobel të paqes për autorët që e nënshkruan dhe iniciatorin e saj.

Në këtë rast ishin Donald Trump, Avdullah Hoti e Aleksandër Vuciq.

“Unë po e shijoj rolin tim të ri si zëdhënës I Departamentit të shtetit .Ky rol nuk më jep mua kontroll në vendimin se kush do ta mer cmimin Nobel”.

Pos kësaj Price tha se kur bëhet fjalë për Izraelin, qeveria e re do të bëje thirje që sa më tepër vende të normalizojnë relacionet me këtë shtet të Lindjes së Mesme.

Kategoritë
LajmeVendi