SHBA – FBI paralajmëron protesta të mundshme të armatosura gjatë betimit të Biden

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka lëshuar një buletin mbi mundësinë e mbajtjeve të protestave të armatosura në ndërtesat e Kongresit në kryeqytetet e 50 shteteve.

Ndërsa ceremonia e betimit të 20 janarit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është duke afruar, doli në pah se Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka lëshuar një buletin mbi mundësinë e mbajtjeve të protestave të armatosura në ndërtesat e Kongresit në kryeqytetet e 50 shteteve.

Kanali televiziv “ABC News” publikoi një lajm të bazuar në buletinin (FBI) që arriti ta sigurojë.

“Sipas informacionit tonë që arritëm të sigurojmë më 10 janar, protestat e armatosura janë planifikuar në 50 ndërtesa të Kongresit mes datave 16-20 janar. Po kështu, do të ketë protesta të armatosura edhe në ndërtesën e Kongresit në Washington, më 17 dhe 20 janar”, thuhet në lajm.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se pas bastisjes së javës së kaluar të ndërtesës së Kongresit masat e sigurisë janë rritur për ceremoninë e betimit të 20 janarit në Washington, D.C.

“Ne këshillojmë publikun të shikojë ceremoninë e betimit të Biden nëpërmjet mjedisit virtual”, tha Kryebashkiaku i Washington-it Muriel Bowser, duke treguar rrezikun për dhunë në qytet më 20 janar.

Ndërsa Kongresi i SHBA-së u mblodh në një sesion të përbashkët për të miratuar votimin e Komitetit Zgjedhor të Zgjedhjeve Presidenciale më 6 janar, mbështetësit e Presidentit Donald Trump mbajtën një tubim përpara Shtëpisë së Bardhë.

Dhjetëra mijëra demonstrues që morën pjesë në tubim marshuan më pas drejt ndërtesës së Kongresit, ku qindra demonstrues gjatë një përleshjeje midis policisë shpërthyen barrikadat dhe hynë në ndërtesë.

Rojet Kombëtare u dërguan në Kongres për të ndërhyrë dhe pas bastisjes që zgjati gati 4 orë, forcat e sigurisë rivendosën rendin. Në këto ngjarje të dhunshme pesë njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën, njëri prej tyre ishte polic.

Kategoritë
BotaLajme