Shala: Banorët në Negroc e Vuçak çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, tha se qytetarët punëtorë dhe atdhetarë në Negroc e Vuçak çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë.

Tutje, postimi i plotë i tij:

Në mesin e bashkëvendësve dhe bashkëluftëtarëve të shumtë në Negroc e Vuçak unë që sot po ndihem fitimtar.

Partia Demokratike e Kosovës merr energji të reja këtu, qytetarët punëtorë dhe atdhetarë të këtyre dy vendbanime çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë. Këtë po e bëjnë edhe tani.

PDK me programin e #Rimëkëmbje, premton se do të jetë gjithmonë afër sidave të qytetarëve të Negrocit dhe Vuçakut, sepse Negroci e Vuçaku kanë dhënë shumë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi