Serish trazira në Holandë, të paktën 70 persona të arrestuar

Policia holandeze ka arrestuar të paktën 70 persona pasi trazirat e reja shpërthyen për natën e tretë me radhë gjatë një proteste kundër vendimit të qeverisë për të futur shtetrrethim për shkak të pandemisë COVID-19.

Sidoqoftë, arsyet e vandalizmit që janë parë nga Roterdami deri në Amsterdam nuk janë më aq të qarta, veçanërisht pasi protestuesit janë adoleshentë, raporton Reuters.

Shefi i policisë William Welders tha se rreth 70 njerëz u arrestuan deri në orën 22:00 dhe topat e ujit u përdorën kundër grabitjeve në Roterdam, ndërsa gazi lotsjellës u përdor në Harlem për të shpërndarë turmën.

Policia ka dhënë 6.000 gjoba për shkeljen e ndalimit të lëvizjes midis orës 21.00 dhe 4.30 të mëngjesit.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, ky është një veprim kriminal,” tha kryeministri Mark Rutte në Hagë.

Kategoritë
BotaLajme