Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio diskutoi çështjet që lidhen me Ukrainën dhe Iranin me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio diskutoi çështjet që lidhen me Ukrainën dhe Iranin me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së, sekretari Rubio zhvilloi kontakte të ndryshme në Stamboll. Ai u takua me këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania për të diskutuar çështjet që lidhen me Ukrainën dhe Iranin.
Rubio erdh në Stamboll pas takimit joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Antalya. Delegacionet turke, amerikane dhe ukrainase u takuan sot në Zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll nën kryesimin e ministrit të Jashtëm Hakan Fidan.
Delegacioni amerikan që mori pjesë në takimin njëorësh përfshinte sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ambasadorin e SHBA-së në Ankara, Tom Barrack dhe Keith Kellogg, përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Ukrainën.